Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘grabitje të armatosur’

Shtime, 14 dhjetor 2017

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia është informuar për një grabitje me armë e cila ka ndodhur në Shtime. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në një kazino, me ç’rast dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole),  duke e goditur punëtorin e sigurimit, të njëjtin e kanë detyruar punëtorin e kazinosë që ta  hapë kasafortën. 

Sipas raporteve, të dyshuarit kanë marrë shumën e parave prej 5904 (pesë mijë e nëntëqind e katër) euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celularë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. 

Pas grumbullimit të informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje