Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me plan konkret “ Stop drogave në shkolla“

Prishtinë, 16 tetor 2017

Policia e Kosovës në zbatim të  Urdhrit Operativ “ Stop drogave në shkolla“ në periudhën kohore prej 09.10.2017 deri 15.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale. 

Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave. 

Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë  frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara. 

Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga,  Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. 

        * Për periudhën raportuese janë realizuar:

  232  vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

  501  patrullime rreth shkollave,

  791  persona të kontrolluar, 

  318 vetura të kontrolluara, 

   31  lokale të kontrolluara,

     7  ligjërata në shkolla,

595  pjesëmarrës,

1070  fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 27 raste 

-arrestuar  34  persona 

Gjithsejtë janë konfiskuar: 

Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit)

Veturë 1, 

Shufer metalike 1,  

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera. 

Prej 27 rasteve:

  3 raste brenda oborreve,                                                                                            

  3 raste afër oborreve   të shkollave,    

21 ne perimetrin prej 300m 

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve:                                                         

–  10 persona shpërndarës të drogës, 

–  24 konsumues. 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje