Mitrovicë, 24 shtator 2017
Me datën 24 shtator në orët e pasdites ka ndodhur një zënkë, me ç’rast ka mbetur i plagosur viktima mashkull shqiptar, 27 vjeçar nga Mitrovica.
Njësitë relevante policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima R. Xh., plagosja e të cilët dyshohet se është kryer nga arma e zjarrit, ku viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.
Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.