Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagim i Policisë së Kosovës ndaj deklarimeve dhe publikimeve në media se: “Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre nuk i regjistrojnë dhe nuk i sig

Prishtinë, 12 shtator 2017

Pas transmetimit të emisionit PULS në televizionin KTV ku pjesmarrës debatues ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe ekspert të trafikut rrugor, përfshirë edhe përfaqësuesin e lartë të Policisë së Kosovës Major Jeton Rexhepi ku u diskutua lidhur me shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet në Kosovë gjatë këtij viti, ndër të tjera njëri nga debatuesit (Asllan Pllana – ekspert i trafikut) ka deklaruar se: “Fatkeqësisht del se një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre nuk i regjistrojnë dhe nuk i sigurojnë veturat fare” si dhe disa deklarimeve tjera që ndërlidhen me veprimet policore gjatë menaxhimit në trafik. 

Policia e Kosovës, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ruajtjen e integritetit të zyrtarëve policor dhe familjarëve të tyre, demanton deklarimet e tilla të pabaza dhe pa argumente, sepse bazuar në informacione dhe sipas verifikimeve të vazhdueshme nuk ekzistojnë të dhëna për dyshime të tilla. 

Gjithashtu të gjitha veprimet policore janë të bazuara në ligje dhe procedura ligjore, ndërsa sa i përket hierarkisë, PK-ja ka një strukturë unike komanduese që funksionon në tërë territorin e vendit. Poashtu dëshirojmë të ju sigurojmë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme të resurseve njerëzore dhe logjistike për menaxhimin e trafikut, megjithëse në vazhdimësi konform trendeve bashkohore dhe nevojave që paraqiten jemi duke u angazhuar në avancimin e këtyre kapaciteteve përkrahë shteteve të zhvilluara.

Plane operative policore gjatë viteve janë realizuar në vazhdimësi duke përfshirë edhe plane operative të veqanta për kontrollim teknik të jashtëzakonshëm ku veprime konkrete janë ndërmarrë vitin e kaluar dhe vazhdojnë të ndermirren edhe këtë vit.

Policia e Kosovës, edhe njëher sqaron dhe rikonfirmon se: Veprimet policore në funksion të sigurisë së përgjithshme në trafik, parandalimit të aksidenteve rrugore kanë qenë të vazhdueshme dhe deri në vitin e kaluar (2016) trendi i numrit të aksidenteve me fatalitet ka qenë në rënie. Numri i aksidenteve me fatalitet ashtu siq edhe ju kemi njoftuar në vazhdimësi përmes komunikatave dhe prononcimeve të ndryshme ka qenë shqetësues dhe ka shënuar ngritje kryesisht gjatë muajve të verës (qershor, korrik dhe gusht 2017), ku në vendin tonë kemi pas një fluks më të madh dhe rritje të qarkullimit në trafik. 

Policia e Kosovës, bazuar në gjendjen e sigurisë në trafik, statistikave krahasuese dhe raporteve analitike ka rritë kapacitetet e saj për parandalim të aksidenteve me plane operacionale, fushata senzibilizuese, informacione, duke përfshirë edhe krijimin e një TASK FORCE e cila parsheh masa aktive për parandalim të aksidenteve në gjithë vendin me zero tolerancë ndaj kundervajtësve në trafik, prandaj edhe më tej mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, bashkëpunimin me të gjithë akterët tjerë kompetentet të kësaj fushe dhe njëkohësishtë duke zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë pjesmarrësit në trafik.

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje