Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare

Prishtinë, 08 gusht 2017

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof  të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.

Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Personat e ndaluar janë;

1. M. P. 1990 M Serbë

2. Z. P. 1969 M Serbë

3. Y. P. 2002 F Rusë

4. O. K. 1977 F Rusë

5. E. P. 1974 F Rusë

6. E. P. 1975 F Rusë

7. A. K. 1974 M Rusë

8. G. P. 1966 M Serbë

9. M. M. 1980 F Serbë

10. A. P. 1975 M Rusë

11. V. P. 1991 F Serbë

Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së       

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje