Prishtinë, 25 maj 2017
Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.
Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje”.
Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:
• B. K. viti i lindjes 1962 m/sh/k
• M. K. viti i lindjes 1994 m/sh/k
• A. R. viti i lindjes 1995 m/sh/k
Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt:
• A. B. viti i lindjes 1989 f/sh/k
• N. H. viti i lindjes 1999 f/sh/k
Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.
Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së