Prishtinë, 3 maj 2017
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me datën 3 maj ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• N. A. lindur me 1976 f/sh/k
• A. D. lindur me 1997 f/sh/k
• T. P. lindur me 1974 m/sh/k
• A. Th. lindur me 1979 m/sh/k
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të kenë kryer veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ neni 241 dhe ‘marrje me prostitucion’ 03/L142 neni 7.
Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar:
• 1 telefon Iphone 4
• 1 telefon Nokia model RM-1133
• 550 € para të gatshme
Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.