Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘lëndim trupor’

Mitrovicë, 14 maj 2018

Një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim trupor’ është raportuar rreth orës 13:00 të datës 14 maj 2018.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në kohën kur viktima Z. H., 53 vjeçar, ishte në lëvizje me veturën e tij në hyrje të qytetit të Mitrovicës,  ku nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën e rastit, ku si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas një pune intensive hetuesit policorë, pak orë pas incidentit, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar: 

I. A. 58 vjeçar,

Sh. A. 26 vjeçar dhe 

K. A. 28vjeçar.

Pas procedurave intervistuese,  tre   të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. 

Hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘lëndim trupor’.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DRP-Mitrovicë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje