Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në tentativë në Gjakovë

Gjakovë, 21 prill 2017

   

Me datën 21.04.2017 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë për një rast me të shtëna me armë zjarri në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.

Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku kanë dalë të gjitha njësitet relevante së bashku me prokurorin e shtetit.

Sipas hetimeve preliminare dy qytetarë të moshës madhore kosovarë/shqiptarë ishin duke lëvizur me automjetin e tyre të udhëtarëve dhe në hyrje të fshatit nga një person i dyshuar, dyshohet se është shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit. Më pastaj dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër, i cili me automjetin e tij e ka asistuar të dyshuarin për ikje nga vendi i ngjarjes.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmtimit të automjetit.

Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha provat materiale dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe arrestimin e personave të dyshuar.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje