Prishtinë, 20 prill 2017
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga Njësia Speciale Operative (NJSO), me datën 20 prill 2017, ka realizuar një operacion policor.
Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast është kontrolluar një banesë në qytetin e Lipjanit, ku janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘fajde’ nga neni 343 i KPK-së.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
• S. T. lindur me 1975 m/sh/k
• N. D. lindur me 1964 m/sh/k
Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale ‘fajde’.
Dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave, të cilit është dashur t’ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t’i kërkojë para shtesë viktimës.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka siguruar informacione dhe prova materiale.
Pas intervistimit dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së