Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Prishtinë, 31 mars 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara me Strategjinë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi ka realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë. Vetëm në tri raste të ndara gjatë kësaj jave njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë konfiskuar 151 kg e 434 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Përveq rastit të publikuar të datës 28.03.2017, ku janë konfiskuar 62 kg e 465 g marihuanë, dje me datë 30.03.2017, janë zhvilluar operacionet “Bari” dhe “Rikthimi”.

Operacioni “Bari”

Pas hetimeve të zhvilluara dhe dyshimit të bazuar për posedim dhe trafikim të substancave narkotike, njësitet e DHTN-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një bastisje në Prishtinë. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull shqiptar me inicialet A.S. i lindur më 1969, si dhe konfiskimin e 57 kg e 69 g. marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse sasia e substancës së dyshuar narkotike pas evidentimit nga krimteknika dërgohet për egzaminim laboratorik.

Operacioni “Rikthimi”

Poashtu dje rreth orës 18:00 pas një pune operativo-hetimore është zhvilluar operacioni “Rikthimi” në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare. Nën dyshimin e bazuar për transport ndërkombëtar të drogës është ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari me inicialet I.O. i lindur në vitin 1977 dhe pas kontrollimit në rimorkion e tij janë gjetur katër çanta substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 31 kg e 600g. Në vazhdim të operacionit janë bastisur tri lokacione tjera me ç’rast janë gjetur: tri revole, 79 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para në vlerë prej rreth 19 mijë Euro dhe është arrestuar edhe personi me inicialet M.R. i lindur më 1968 si i dyshuar për bashkëkryerje të veprës penale.

Lidhur me këtë rast në kërkim janë edhe dy persona tjerë të dyshuar, ndersa janë sekuestruar automjeti transportues dhe tri vetura.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje