Lutogllavë-Prizren, 20 mars
Sot, rreth orës 10:00, hetues policorë nga Stacioni Policor “Veriu” në Lubizhdë të Prizrenit e kanë intervistuar një qytetar në cilësi të personit të dyshuar nga Lutogllava ngase ishin siguruar informacione të cilat sugjeronin se i njëjti posedonte armë ilegale. Gjatë intervistës është kuptuar për llojin e armës dhe vendin ku ruhej. Krim teknikës e kanë sekuestruar një pushkë automatike A-47 të kalibrit 7.62mm me 16 fishekë të kalibrit të njëjtë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili sugjeron që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme ndërsa i dyshuari lihet i lirë për tu përgjigjur në gjykatë sipas procedurës së rregullt.
Në vazhdim gjeni foton e armës së sekuetruar