Vushtrri, 1 mars 2017
Një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është iniciuar në pasditen e datës 28 shkurt 2017. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur brenda zonës së përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.
Njësi të nevojshme policore i ishin përgjigjur informacionit të pranuar, ku fillimisht thuhej se disa persona kishin një mosmarrëveshje, ku me të arritur në vendin e ngjarjes janë identifikuar dy persona, tashmë në cilësi të të dyshuarve, të cilët ishin të përfshirë në vepër penale.
Nga të dhënat e para si dhe deklaratat e siguruara bëhet e ditur se dy të dyshuarit, pas një fjalosje verbale kishin shkëmbyer fjalë me përmbajtje kërcënuese të ndërsjella, ndërsa në vendin e ngjarjes Policia si prova materiale ka konfiskuar një sëpatë dhe një shufër metalike, për të cilat dyshohet se personat e përfshirë në kanosje i kishin pas në posedim, mirëpo të njëjtat nuk janë përdorur.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy personat e dyshuar S. R. 48 vjeçar, dhe B. R. 34 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.