Prishtinë, më 28 janar 2017
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së.
Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara.
Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar, dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.
Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;
1. A. B, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 grame marihuane .
2. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.2 grame marihuane .
3. G. B, i janë gjetur dhe konfiskuar 3 tableta me peshë 1.0 grame ekstazi .
4. K. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuane .
5. T. Xh, i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4 grame marihuane .
6. V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
7. Sh. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
8. B. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 7.9 grame marihuane .
9. L. I, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuane .
10. I. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 10 mml GHB .
11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.5 grame Kokaine .
12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.0 grame marihuane .
Pas kontrollimit të personave dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar narkotiket si në vijim :
1. 10 tableta me peshë 6.1 grame eksatazi
2. 7 qese me peshë prej 6.0 kokainë
3. 5 qese me peshë 4.7 grame marihuane.
Gjithashtu është arrestuar edhe personi E. K. viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë .
Me urdhër të prokurorit kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.), kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur .
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së