Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përmbyllet faza e dytë e ligjëratave në shkolla

Me fillim të vitit shkollor, nga muaji shtator, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ka filluar se implementuari plani operativ “Siguria në shkolla”, ku përveç angazhimeve të vazhdueshme në ofrimin e sigurisë dhe qasjes aktive në parandalimin e incidenteve në shkolla, në fushën e vetëdijesimit janë realizuar dy fazat e planit të veprimit përmes mbajtjes së ligjëratave për nxënës në shkolla fillore dhe të mesme.

Në fazën e parë janë mbajtur ligjërata me temat, “siguria në trafikun rrugor” dhe “delikuenca e të miturve”, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore.

Ndërsa në fazën e dytë ligjëratat janë mbajtur me temat, “keqpërdorimi i rrjeteve sociale” dhe “vetëdijesimi për drogat dhe pasojat e përdorimit të tyre”, ku të përfshirë ishin nxënës të ciklit të lartë të shkollave fillore dhe të mesme. 

 

Këto ligjërata janë zhvilluar nëpër hapësirat shkollore në komunat: Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, ku janë përfshirë 61 shkolla, me 9813 nxënës, ku mbarëvajtja e ligjëratave është realizuar në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave, këshillave të prindërve, këshillave të nxënësve, nga të cilët është vlerësuar se këto ligjërata po plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushat përkatëse.

Veprimet policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, si dhe në lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera nuk do të mungojnë në të ardhmen. Ky bashkëpunim i mirë me institucionet e arsimit po reflekton në mbrojtje dhe parandalim të dukurive negative.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje