Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë, 15 dhjetor 2016– Dje ne ora 14:20 nga hetuesit policor të  stacionit qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i  dyshuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar te narkotikëve.

Ka qenë marrja e shpejtë e informacionit në rrugë operative ajo që i ka mundësuar policisë në realizimin e një operacioni të tillë në rrugën ’’Simon Shiroka’’në Prishtinë, saktësisht në një kafiteri, ku policia gjatë kontrollit të personit të dyshuar, ka gjetur dhe konfiskuar rreth 23 gram  substancë narkotike  që dyshohet të jetë maruhanë, si dhe disa qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar:

o E. D, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me rekomandim të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Aktualisht hetuesit policorë të stacionit qendra po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatën kompetente.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje