Prishtinë, më 2 dhjetor 2016
Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.
Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.
Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.
Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
• R. L. lindur me 1962 m/sh/k
• D. H. lindur me 1986 m/sh/k
• B. I. lindur me 1985 m/sh/k
• R. I. lindur me 1960 m/sh/k
• S. H. lindur me 1959 m/sh/k
• F. I. lindur me 1992 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
• 3 ruleta,
• 2 tavolina pokeri,
• 69 aparate të lojërave të fatit,
• 2 lojëra Keno,
• 2 armë,
• 546 fishekë,
• 17 PC,
• 3 DVR,
• 9 telefona celularë,
• 41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.
Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.
Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
• B.B lindur me 1983 m/sh/k
• A.SH lindur me 1986 m/sh/k
• R.S lindur me 1986 m/sh/k
• A.G lindur me 1983 m/sh/k
• G.M lindur me 1991 m/sh/k
• Xh. M lindur me 1980 m/sh/k
• I.G lindur me 1969 m/sh/k
• V.I lindur me 1984 m/sh/k
• A.A lindur me 1986 m/sh/k
• L.H lindur me 1978 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
• Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.
• 10030 Euro,
• 200 Franga të Zvicrës,
• 100 Dollarë Amerikan dhe
• Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.
Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë