Prishtinë, 11 nëntor 2016
Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicës, me 10 nëntor 2016, rreth orës 20:00, gjatë punëve operative në terren kanë arritur deri te informacioni për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.
Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:
• O. N. lindur me 1990 m/sh/Shqipërisë
Gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas matjes nga Forenzika substanca narkotike ka rezultuar të jetë:
• 10 kilogramë e 766 gramë
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë