Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës realizon një operacion të gjerë policor në shkallë vendi

 

Prishtinë, 4 nëntor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e asistuar dhe mbështetur edhe nga njësitet rajonale policore me 03.11.2016 ka implementuar planin operativ të koduar “NËNTORI”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Vlen të potencohet se ky plan operacional është realizuar në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka përfshi gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje