Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës pranon donacion prej 45 mijë dollarëve nga ICITAP-i dhe Bureau of International Narcotics and Law Enforcement nga Depratamenti i Shtetit të SHBA-ve

 

Prishtinë, 1 nëntor 2016

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të objektivave për ngritje dhe fuqizim të kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit me datën 31.10.2016 ka pranuar një donacion të rëndësisë së veçantë në vlerë prej rreth 45 mijë dollarë në pajisje teknike të teknologjisë së fundit dhe të sofistikuara nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Depratamenti i Shtetit të SHBA.

Këto pajisje do të ndihmojnë zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit si dhe hetimit sa më efikas të rasteve të terrorizmit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit, falënderon edhe një herë ICITAP dhe institucionet e shtetit të SHBA-ve për përkrahjen që ofrojnë në vazhdimësi për Policinë e Kosovës, për Drejtorinë Kundër Terrorizmit, si në ofrimin e trajnimeve të specializuara, ashtu edhe ndihmën në pajisje të teknologjisë së fundit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje