Prishtinë, 14 shtator 2016
Policia e Kosovës, me 13 shtator 2016, gjatë një kontrolli policor në një automjet ka arritur që të identifikojë dhe të sekuestrojë një sasi të caktuar të substancës së dyshuar narkotike, si dhe kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge’.
Njësiti i stacionit policor të Gjilanit ka ndaluar veturën Mercedes me targa të Republikës së Serbisë, ku pas dyshimeve ka realizuar një kontroll në detaje të veturës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në pjesën e përparme kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar:
• S. B. lindur me 1954 m/sh/k
Janë sekuestruar:
• 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë, rreth 16.615 kilogramë
• 370 euro
• një veturë Mercedes
• 4 telefona mobilë
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit të dyshuarit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë