Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion

 

Prishtinë, 25 gusht 2016

Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, me datë 24.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.

Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:

1. L. B. (1991) (M )Sh/Kosovar

2. K. T. (1985) (M) Sh/Kosovar

3. E. B. (1998) (F) Sh/Kosovare

4. L. I. (1986) (F) Sh/Kosovare

VTë dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje