Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nënshkruhen procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar të PKK Vërmicë-Morinë

Prishtinë, 7 korrik 2016

         

 

            Sotnë pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e Përgjithshëm, atijtë Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, z.Haki Çako, u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në PKKVërmicë-Morinë, në territoret respektive.

 

            Këto procedura janë bërë me qëllimqë të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrolline plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta,në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë.

 

            Gjatë kalimit të kufirit do tëzbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle. Kjo procedurë, pralehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton sigurinë kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar.

 

 

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje