Vushtrri, 16 maj 2016
Në pasditen e datës 26 maj 2016, në Vushtrri ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit femër e cila ishte dike ecur rrugës, një person i veshur me rroba të zeza ia kishte këputur dhe ia kishte marrë nga fyti një zinxhir ari në vlerë 200 euro.
Me të pranuar informacionin njësitë policore relevante mbi bazën e të dhënave të para dhe përshkrimit të personit të dyshuar nga ana e viktimës, ishin vënë në kërkim të të dyshuarit, ku pas tri orësh kanë arritur që fillimisht të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, E. E., 19 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Vushtrrisë, ndërsa më pas është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar K. Zh. 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Vushtrrisë.
Nga hetimet e deritanishme dhe provat materiale të siguruara nga ana hetuesve, bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer vepër penale të,grabitjes’ ku më pas zinxhirin e vjedhur e kishin shitur në një dyqan argjendarie.
Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë zinxhirin i cili i është kthyer viktimës, po ashtu shuma e të hollave prej 150 eurosh, të cilat të dyshuarit i kishin marrë nga shitja, ku të njëjtat i janë kthyer pronarit të argjendarisë.
Tek personat e dyshuar Policia ka gjetur edhe sasi të substancave të dyshuara narkotike.
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale,grabitje’ si dhe ‘blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e substancave narkotike’.