Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni po merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të SEPCA-s e cila po mbahet në Sofia të Bullgarisë

 

Prishtinë, 12 maj 2016

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni po merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të SEPCA-së, e cila po mbahet në kryeqytetin Sofia të Bullgarisë, duke filluar nga 11 maj 2016 deri me 13 maj 2016.

Falë angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm të drejtorit Maxhuni, është arritur që për herë të parë Policia e Kosovës të marrë pjesë në një takim të nivelit të tillë, të organizuar nga SEPCA – Asociacioni i shefave të Policisë për Evropën Juglindore, në të cilën po marrin pjesë shefa të policive të vendeve të ndryshme.

Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë asamble ka një rëndësi të veçantë në hapjen e rrugëve të PK-së, drejt fuqizimit të bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe shkëmbimit të informacioneve lidhur me sfidat në fushën e sigurisë, migrimit ilegal, terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Drejtori Maxhuni gjatë qëndrimit në këtë asamble pati rastin të takojë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Bullgarisë z. Hristo TERZIYSKI, i cili është edhe kryesues i SEPCA-s, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje