Prishtinë, 17 maj 2016 – Sot rreth orës 06:00, hetuesit policor të stacionit qendra në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat lëndim trupor dhe kanosje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, me datën 26.04.2016, ku nga i dyshuari është sulmuar viktima femër e cila ka pësuar lëndime trupore.
Pas tri javësh punë hetimore, hetuesit e stacionit Qendra kanë organizuar një operacion policor, në rrugën “Shaip Spahija”në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
o H. S, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e lokacionit, ku është gjet dhe sekuestruar:
• Një revole e llojit Ekol Special – 9mm, me një karikator dhe 5 fishek,
• Një revole e llojit Cekos –6.35 mm, me një karikator dhe 5 fishek,
• Një thikë ushtarake,
• Dy thika te vogla,
• Katër qese të dyshuara (marihuanë),
• ½ cigare e dyshuar (marihuanë),
• Një paketim rizlle,
• Një Ipad i dëmtuar,
• Një orë dore,
• Katër telefona Nokia,
• Një Iphone 4 etj.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, për veprat e sipërshënuara, ndërkohë që hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore lidhur me personin e njëjtë pasi që ekziston dyshimi i arsyeshëm që i njëjti mund të jetë i përfshirë edhe në disa vepra të tjera penale.