Mitrovicë, 26 prill 2018
Sot në orët e mëngjesit rreth orës 06:00, Policia në Skenderaj ka realizuar një urdhërkontroll të një shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.
Urdhërkontrolli u realizua mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës, ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë e tipit M-57, me nr. Serik:*H145*1945, kal.7.62×25 mm, prodhim jugosllav dhe dy (2) karikatorë me njëzet e tre (23) fishekë të kalibrit të njëjtë, ku si provë materiale janë konfiskuar nga policia.
Gjithashtu tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.
Po ashtu është arrestuar i dyshuari H. A., 78 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë tjera dhe pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt.