Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për veprën penale ‘kontrabandim me derivate’

Prishtinë,  7 prill2016

  

Policiae Kosovës, me datën 7 prill 2016, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar,të cilët besohet se po kryenin veprën penale ‘kontrabandim me derivate’.

Arrestimi i këtyrepersonave të dyshuar është arritur pas sinjaleve dhe fotove të marra ngakamerat e sigurisë, ku të dyshuarit janë vërejtur se bënin lëvizje tëkundërligjshme në zonën e Vitomiricës.

 

Mekëtë rast në kamionin të cilin e drejtonin personat e arrestuar nga Policia eKosovës pas kontrollit është gjetur në rimorkion e kamionit sasi të derivateve naftës,mbi 20.000 litra.  Në brendi tëkarrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar përtransportim ilegal të derivateve.

 

Të dyshuarite arrestuar në këtë rast janë:

  • N. R.               lindur me 1986                      m/k/serb
  • M. T.               lindur me 1995                      m/k/serb

 

Tëdyshuarit nuk posedonin dokumentacionin përkatës, prandaj dyshohet se sasia ederivateve po kontrabandohej nga Serbia, që kishte destinacion Kosovën.

 

Me urdhrin e prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen nëmbajtje, kurse kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduara është sjellë nëstacion policor dhe do të dërgohet në terminal të Doganës së Kosovës, kurserasti i kompletuar  i dorëzohet  Njësisë së Hetimeve Rajonale për procedim të mëtutjeshëm.

 

 

 

Me respekt

Zyra për informim e PK-së, DPP-Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje