Prishtinë, 6 prill 2016
Policia e Kosovës, me datën 5 prill 2016, ka ndërmarrë një operacion policor, bazuar në informata të siguruara mirë se në një lokacion të caktuar ka të mbjella substanca narkotike.
Operacionipolicor i zhvilluar në zonën e kufirit në mes të Shqipërisë dhe një zone të Gjakovës ka rezultuar me zbulimin e bimëve narkotike të mbjella, që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa (marihuanë).
Me këtë rast është zbuluar një parcelë në të cilën kanë qenë të mbjella 2000 fije drogë të llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit sasia e drogës është asgjësuar në vendin engjarjes, ndërsa policia kufitare së bashku me Njësinë Kundër Narkotikëve janë duke trajtuar rastin.
Me respekt
Zyra për informim e PK-së,
DPP-Prishtinë