Prishtinë, 30 mars 2016
Policia e Kosovës (PK), duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore vazhdon të punojë pa ndërprerë në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave tjera penale që cenojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të vendit.
Në vazhdën e masave të ndërmarra për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend, Policia e Kosovës respektivisht njësia patrulluese kufitare, me datën 29.3.2016, rreth orës 14:10, gjatë implementimit të një plani operativ policor, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë – Dobrosin ka ndalur veturën VW Pasat, ngjyrë hiri, me targa BU-XXX-SR, të cilën e drejtonte i dyshuari: B. M. (1991) sh/k, nga Gjilani dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në automjet po transportonte si në vijim:
• njëmbëdhjetë (11) revole gjithsej prej tyre (lloji):
Ekol Tuna pesë (05) copë revole dhe
Ekol special 99 gjashtë (06) copë revole, si dhe
• municion (fishekë) 151 copë:
për ekol tuna 78 copë, ndërsa
për ekol special 99 – 73 copë).
Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.