Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e operacioneve policore të suksesshme, arreston edhe tre (3) persona të dyshuar dhe konfiskon rreth (60) kg, substancë narkotike

 

Prishtinë, 28 mars 2016

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik , e asistuar nga njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër penale e sanksionuar sipas neni 273.

Operacioni policor është realizuar me 27.03.2016, në Han të Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

1. Sh. H. viti i lindjes 1967, mashkull nga Kosova.

2. S. H. viti i lindjes 1986, mashkull nga Kosova.

3. R. Sh. viti i lindjes 1989, mashkull nga Kosova.

Personat e dyshuar kishin në posedim katër (4) automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth (60) kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

Rreth (60) kilogram substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë,

Katër (4) automjete të dyshuara të përfshira në rast,

Një (1) revole e tipit zastava (kal.9mm),

Dhjetë (10) telefona celular,

Një (1) aparat digjital,

Para kesh (345) euro dhe,

Dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit tre (3) personave të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje