Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete Jahjaga vizitoi Policinë e Kosovës

Prishtinë, 16 mars 2016

 

Sot, me 16 mars 2016, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni me stafin e lartë të PK-së, ka pritur në një takim Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga.

 

Z.Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi Presidenten znj.Jahjaga për realizimin e vizitës në PK, dhe njëkohësisht e njoftojë atë mbi zhvillimet, aktivitetet dhe realizimin e objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, për ngritjen e vazhdueshme të performancës dhe profesionalizmit të PK-se .

 

Përveç tjerash Drejtori i PK-se z.Maxhuni i shprehi mirënjohje Presidentes znj. Jahjaga për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Presidentja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës duke e paraqitur PK-në si institucion kredibil, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

 

Ndërsa Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete Jahjaga theksoi se Policia e Kosovës gëzon një reputacion të lartë, si një ndër institucionet më të besuara në vend dhe kjo është arritur falë punës dhe angazhimit të pakursyer të të gjithë punonjësve të PK-se.

 

Ndër të tjera Presidentja znj.Jahjaga tha se ju stafi policor duhet të ndjeheni krenar që shërbeni në një institucion kredibil me besueshmërinë kaq të lartë dhe që jeni në shërbim të popullit, sepse duke u kujdesur për sigurinë e vendit, sigurinë ndaj qytetarëve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe luftën ndaj terrorizmit, do të arrini ta mbani Kosovën si vend të qetë e të sigurt.

 

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z.Maxhuni dhe znj.Jahjaga u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë ndërinstitucional.

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje