Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Për tetë (8) v.p. të ‘Vjedhjes së rëndë’ në zonën e komunës së Klinës, policia ka identifikuar dy të dyshuar, njeri nga ta është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër

Pejë, 10 mars 2016 / Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i hetimeve pran Stacionit policor në Klinë,në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative në zonë dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e akteve kriminale , kanë arritur të zbardhin edhe tetë (8) vepra penale të ‘Vjedhjes së rëndë’ në zonën e komunës së Klinës, ku cak i këtyre veprave ishin shtëpitë e mërgimtarëve.

Pas një pune intensive, me këtë rast janë identifikuar dy të dyshuarit e mundshëm, njeri nga të dyshuarit, shtetasi P.U. (1995) është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër i njohur për policinë, është në kërkim policor për ta arrestuar.

Si provë materiale hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ishin shitur në rajonin e Mitrovicës nga të dyshuarit, e që mendohet të ishin përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rendë. 

Me 10.03.2016 pran Prokurorisë Themelore- Departamenti për krime të përgjithshme – Pejë është dorëzuar Kallëzim Penal kundër dy te dyshuarve për 8 raste të veprës së ‘ vjedhjes se rendë’. 

Të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje