Prishtinë 04 mars 2016
Referuar Memorandum Bashkëpunimit të realizuar ndërmjet Policisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, për realizimin kursit të trajnimit për motoçiklistë të patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar, ju njoftojmë se nga data 07.03.2016 deri me datë 06.05.2016 Instruktorë të Policisë së Kosovës për ngasje të motoçikletave do të realizojnë kursin në fjalë për policët e shtetit shqiptarë në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.
Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet paraprake dhe është e përgatitur për implementimin e Memorandum Bashkëpunimit, ku për këtë trajnim janë angazhuar tetë (8) instruktor.
Ndërsa sipas planifikimeve të parapara do të trajnohen 160 punonjës policie të shtetit shqiptarë, nga instruktorët policor të Policisë së Kosovës.
Vlen të ceket se kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimeve të ndërsjella në mes policive të të dyja vendeve.