Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Prishtinë, 29 shkurt 2016 –  Më datë 29.02.2016 rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor policia ka realizuar një mandat arresti të natyrës proceduese të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë  për sigurimin e prezencës  së të pandehurit në shqyrtim gjyqësor.

Urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti,  ka specifikuar detyrimin për policinë që të pandehurin posa ta takoj, ta ndaloj ta arrestoj dhe ta transferoj në qendrën e paraburgimit.

Për më shumë të pandehurit më datë 22.02.2016 policia i ka dërguar ftesën zyrtare për paraqitje në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, gjithashtu më datë 23.02.2016 të njëjtin polica e ka kërkuar në shtëpinë e tij, si dhe tri herë të tjera në vendin e punës së tij, porse asnjëherë i pandehuri nuk është hasur nga ana e policisë si dhe vullnetarisht nuk është paraqitur.

 Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.

Në ndërkohë që policia ka ushtruar autorizimet e saj në ketë rast, është penguar nga dy persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga ana e policisë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Të njëjtit pas kryerjes së veprimeve të nevojshme nga ana e policisë janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje