Prishtinë, 19 shkurt 2015,
Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe jashtë tij, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe në këtë kontekst për intervistim në polici sipas procedurave ligjore janë shoqëruar gjashtë (6) persona të dyshuar, tre (3) prej tyre deputet të kuvendit të RKS-së, të cilët dyshohen për kryerje te veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” (gazit lotsjellës), nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.