Mitrovicë, 14 shkurt 2015
Hetuesit policorë të stacionit “jugu” në Mitrovicë, si rezultat i hetimit të suksesshëm të bashkëpunimit të afërt me qytetarë, në orët e mbrëmjes së djeshme të datës 14 shkurt 2015, arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin G. D. 20 vjeçar shqiptar me banim në Mitrovicë, shtetas i RKS-së.
Pas disa ditë vëzhgim dhe angazhim të hetuesve policorë në kërkim të informatave për të dyshuarin, mashtrues, rezultuan me arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtronte së paku në dy raste, viktimat pronarë të automjeteve, raste këto të raportuara në muajin e fundit në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuari, përmes premtimeve për blerje të veturave viktimave ua kishte marrë veturat sipas marrëveshjeve gojore paraprake, mirëpo i dyshuari më pas nuk iu ishte përgjigjur viktimave për pagesën e të hollave.
Pas procedurave intervistuese të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Ndaj të dyshuarit janë iniciuar lëndë penale ‘mashtrim’ dhe ‘kanosje’.