Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepër penale të grabitjes

Prishtinë, 11 shkurt 2016 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar dje nga njësitet policore të Obiliqit, me ç’ rast janë arrestuar katër persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 08.02.2015 rreth orës 21:30, në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.

Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, në pikën TML-1, nga ku katër persona të dyshuar, kanë arritur që të grabisin thëngjill. Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kanë goditur një punonjës sigurimi me automjetin e tyre, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar:

A. S, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. M, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. B, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

S. G, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Tre prej personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes Ndërsa i dyshuari S.G është dërguar në burgun e Dubravës , pasi që për të njëjtin kishte urdhër arrest nga Gjykata Themelore (Divizioni Penal), për vuajtje të dënimit për një rast tjetër. Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste të natyrës së njëjtë.( vjedhje, vjedhje të rënda, Grabitje etj)

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje