Skenderaj, 10 shkurt 2016
Identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar për katër vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, raste këto që ishin raportuar gjatë dy muajve të fundit në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane private dhe pjesë të automjeteve.
Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprave penale, ku rrjedha hetimore e hetuesve policorë në bashkëveprim me njësitë sektoriale, në kuadër të stacionit në Skenderaj, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar: L. H., R. G., Sh. S. ndërmjet moshave 16 e 18 vjeç të përkatësisë etnike shqiptarë, banorë të Skenderajt, shtetas të Republikës së Kosovës, identifikimi dhe arrestimi i të cilëve është bërë në tri ditët e fundit në lokacione të ndryshme në Skenderaj.
Të tre të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve dhe zyrtarëve të QPS, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer katër veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.