Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Insajderi”, gazetë online

Prishtinë, 3 shkurt 2016

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (me 3.2.2016) fillimisht në portalin “Insajderi”, që mban titullin “ Skandali i Policisë – afro 700 mijë euro për gruan e dilerit të “korruptuar”, e më pastaj edhe në portalet tjera, reagon ndaj këtyre shkrimeve dhe sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës në të gjitha rastet e procedurave të prokurimit, duke përfshirë edhe tenderët për furnizim me pajisje për qëllime të veçanta (PQV), me përpikëri të plotë zbaton të gjitha procedurat e parapara ligjore që ndërlidhen me fushën e prokurimit publik.

Në të dy procedurat e prokurimit publik të apostrofuara në portale që Policia e Kosovës ka zhvilluar, e ku kompania Sodex Group ka konkurruar, e njëjta i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit, duke përfshirë të gjitha kriteret tjera ligjore që parashihen me ligjin e prokurimit publik dhe legjislacionin në fuqi. 

Referuar të gjitha kritereve dhe procedurave ligjore të plotësuara nga kompania Sodex Group, nuk ka ekzistuar asnjë bazë ligjore për eliminimin e kompanisë nga procedura e prokurimit. 

Meqenëse e njëjta ka qenë ligjërisht e përgjegjshme dhe me ofertën më të lirë, e njëjta ka fituar kontratë.

 

Vlen të potencohet se gjatë këtyre procedurave të prokurimit kompania në fjalë ka sjellë të gjithë dokumentacionin që kërkohet me ligj, ndër to edhe vërtetimin nga Administrata Tatimore, vërtetimin nga Gjykata Themelore-Departamenti për Çështje Ekonomike, licencën për tregti me pajisjet për qëllime të veçanta (PQV) etj.

       

       

Policia e Kosovës është institucion transparent dhe në çdo rast kur kushdo shfaq interesim mund të ketë qasje në dokumentacione, përfshirë dokumentacionin e procedurave të prokurimit, ashtu siç lejohet me legjislacionin në fuqi.

Andaj, bazuar në respektimin e të gjitha kritereve, udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore, Policia e Kosovës e vlerëson të drejtë procesin e tenderëve në fjalë. 

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se proceset janë realizuar në harmoni të plotë me procedurat ligjore.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje