Prishtinë, 29 janar 2016 – Juinformojmë se sot në ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë nga Zv. Drejtori Rajonal, MajorAfrim Ahmeti dhe stafi i tij ështëpritur për një vizitë pune Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme z. Nehat Mustafa mebashkëpunëtorët e tij.
Ky takim ka ardhur si vazhdimësi e takimeve tërregullta të punës që zyrtarët e MPB-së po i zhvillojnë në të gjitha DrejtoritëRajonale të Policisë, ku pikë kryesore është Strategjia Kombëtare e Republikëssë Kosovës kundër Narkotikëve, strategji kjo në të cilën Policia e Kosovësështë institucioni më i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave të parapara,pasi që pjesa më e madhe e aktiviteteve lidhen pikërisht me policinë si dhePlani i Veprimit (2012 – 2017).
Zv. Drejtori RajonalMajor Afrim Ahmeti, gjatë takimit ka njoftuar zv Ministrin mbi gjendjen e sigurisë në Rajonin ePrishtinës duke vënë në pah praninë si dhe tendencat lëvizëse të statistikavetë krimit dhe dukurive të tjera antisociale.
Më saktësisht zv.Ministri u njohë nga afër me një analizëtë rasteve të vitit të kaluar.
Gjatë takimit u diskutuaedhe për sfera të veçanta të punëve të përbashkëta të aspektit të sigurisë dukeinkurajuar për modalitete të reja pune.
Së fundmi të dyja palëtshprehën admirimin e tyre për bashkëpunimin e gjertanishëm, duke u inkurajuar për ruajtjen dhe ngritjen ekëtij bashkëpunimi.