Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z.Shpend Maxhuni priti në një takim Ambasadorin Amerikan z.Greg Delawie

Prishtinë 27 janar 2016

Sot me datën 27.01.2016 në orët e pasdites Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z.Shpend Maxhuni priti në një takim Ambasadorin Amerikan z.Greg Delawie, si dhe zyrtarët nga misioni i ICITAP, z.Bill Bochtere dhe z.Ron Fisher.

Në takimin e mbajtur u diskutua për situatën aktuale në vendin tonë si dhe ngjarjet dhe protestat e kaluara.

Ambasadori Delawie shprehu impresionimin e tij me qasjen e Policisë së Kosovës në menaxhimin e protestave dhe vlerësojë shumë lartë qasjen profesionale dhe dedikimin e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj.

Temë e diskutimit në këtë takim përveç tjerash ishte edhe lufta kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbështetja dhe bashkëpunimi i pa kursyer nga Ambasada Amerikane në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve kibernetike. Në këtë kuadër u potencua ngritja e kapaciteteve në disa fusha të caktuara.

Gjithashtu gjatë takimit u potencua edhe qasja profesionale e PK-së në disa raste me qytetarët amerikan që kanë qëndruar në vendin tonë dhe besimi që është shprehur për PK-në në zgjidhjen e rasteve të caktuara dhe për këtë ambasadori shprehu mirënjohjen e tyre.

Ambasadori Delawie edhe njëherë konfirmoj mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugën e saj për ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e saj, dhe vlerësimin se Policia e Kosovës është njëra ndër policit me profesionale në rajon.

Njëkohësisht Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni e falënderoj Ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që po jep Ambasada Amerikane në Prishtinë për Policin e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje