Prishtinë, 27 janar 2016
Policia e Kosovës, sot me datë 27 janar 2016, ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “MEDIKAMENTI”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tetë personave të dyshuar për kontrabandim të medikamenteve.
Pas gjashtë muajsh hetimesh intensive të realizuara nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, është realizuar ky operacion i gjerë policor i cili ka përfshirë dy rajone të Kosovës.
<p>
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, me ç’rast është bërë bastisja e shtatëmbëdhjetë (17) lokacioneve të ndryshme, në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.
<p>
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e barnave (mijëra produkte medicionale) që dyshohet se janë të pakontrolluara dhe të paverifikuara, me prejardhje kryesisht nga Serbia të kontrabanduara në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
<p>
Pas bastisjes janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarit:
· K. V. mashkull kosovar/shqiptar
· S. R. mashkull kosovar/shqiptar
· V. A. mashkull kosovar/shqiptar
· A. A. mashkull kosovar/shqiptar
· A. A. mashkull kosovar/shqiptar
· N. Z. mashkull kosovar/shqiptar
· A. J. mashkull kosovar/shqiptar
· A. B. mashkull kosovar/shqiptar
<p>
Të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës.
<p>
Me këtë rast dyshohet se këta persona kanë kryer veprat penale ‘kontrabandim me mallra’, ‘shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore’, ‘ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike’, ‘krim i organizuar’ dhe ‘posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit’.
Gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një revole të kal.7.62 mm dhe dy pushkë gjuetie.
<p>
Operacioni i bastisjeve dhe arrestimeve është kryer me urdhër të Prokurorisë, respektivisht Gjykatës Themelore në Prishtinë.
<p>
Shtesë
<p>
Lidhur me të njëjtin Operacion policor ( “MEDIKAMENTI”), tani është ndaluar dhe arrestuar edhe personi i nëntë (9).
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është:
A. O. mashkull kosovar/shqiptar
Numri total i personave të arrestuar arrin në nëntë (9).