Mitrovicë, 22 janar 2016
Mbi bazën e një informacioni të dhënë nga qytetarët për një person që posedonte armë Policia në Mitrovicë në mesnatën e datës 22 janar 2016, ka konfiskuar një pistoletë.
Sipas informacionit të dhënë thuhej se në zonën e ‘Tunelit të parë’ në Mitrovicë në një kafiteri një person posedonte armë brezi. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht lokalit ku dyshohej se mund të ndodhej i dyshuari në posedim të armës.
Mbi bazën e informacionit i dyshuari kishte dalë jashtë lokalit njësitë policore që ishin në kërkim të tij kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin G. D. 20 vjeçar, ku nga i njëjti ka konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, për të cilën armë nuk posedonte leje.
Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.