Prishtinë 17 janar 2016
Referuar kushteve atmosferike, gjendjes se rrugeve si dhe aksidenteve te raportuara gjate 24 oreve te fundit, nga pjesemarresit ne trafik kerkohet nje vigjilenc me shtuar dhe vozitje me e kujdeseshme duke ju pershtatur gjendjes se rrugeve dhe shenjave te komunikacionit rrugor.
Policia e Kosovës iu drejtohet të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtueseve te automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.
Andaj me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.