Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion i Policisë së Kosovës lidhur me planin policor për mbarëvajtje të protestës së nëntë (9) janarit

Prishtinë, 8 janar 2016

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paparalajmëruar në bazë të ligjit mbi tubimet publike, të organizuar nga tri partitë opozitare, e cila pritet të mbahet nesër (9.1.2016), Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ.

Qëllimi strategjik i këtij plani operativ është:

*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.

*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.
   
*Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

*Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.

Si institucion i zbatimit të ligjit PK-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.

PK-ja njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia e Kosovës APELON tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët do të kujdesen për rend dhe siguri publike.

Policia e Kosovës siguron opinionin e gjerë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë dhe mbarëvajtjen e qetë dhe pa incidente të kësaj proteste.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje