Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston shtatë persona të dyshuar

Prishtinë, 10 dhjetor 2015

Si rezultat i hetimeve intensive disa mujore të realizuara nga  Sektori  i    Hetimeve  të  Departamentit  të  Policisë Kufitare, të asistuara edhe  nga njësitë mbështetëse  operative policore, me datën 09.12.2015, janë kryer bastisje në  tetë  lokacione  të ndryshme  të  regjionit të Prishtinës dhe Ferizajt. 

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, të përfshirë në vepra të ndryshme penale si; krim i organizuar , kontrabandim   me migrantë , falsifikim  të dokumenteve dhe trafikim me narkotikë. 

Gjatë realizimit të bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, është  zbuluar një laborator dhe një  punëtori për prodhimin   e dokumenteve ku janë gjetur qindra pasaporta dhe materiale për prodhimin e pasaportave të shteteve të ndryshme si ; sllovene , finlandeze , çeke , bullgare , spanjolle dhe greke.

Në kuadër të dokumentacioneve të konfiskuara ka pasur edhe;
•    leje qëndrime të shteteve të ndryshme si ; zvicerane , greke , italiane ,
•    patentë shoferë të ndryshëm ,
•    diploma , certifikata dhe shkresa të ndryshme që  dyshohet se janë të  falsifikuara apo të përgatitura për falsifikim ,
•    një sasi  e vogël narkotikëve të llojit marihuanë ,
•    20 predha të cal.7.62, një shufër metalike etj.

Laboratori i zbuluar, referuar  aparaturës  dhe teknologjisë moderne, si dhe referuar pajisjeve moderne të konfiskuara vërehet  se është shumë i sofistikuar për prodhim të dokumenteve të sofistikuara.

Gjatë hetimit të rastit Policia Kufitare ka identifikuar shumë shtetas kosovarë që janë pajisur me këto lloj dokumentesh, duke u dëmtuar materialisht edhe juridikisht , pasi që ndaj çdo poseduesi të dokumentit të falsifikuar iniciohet procedurë penale.

Andaj Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla .

Operacioni policor është realizuar me urdhër të Gjykatës   Themelore në Prishtinë  dhe personat e ndaluar janë dërguar në mbajtje.               

Me respekt
Zyra për informim e PK-së
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje