Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet mashtruesi

Mitrovicë, 2 dhjetor 2015

Hetuesit policorë të stacionit “jugu” në Mitrovicë, si rezultat i hetimit të suksesshëm të bashkëpunimit të afërt me qytetarë, në orët e pasdites së djeshme të datës 2 dhjetor 2015, arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N. H. 36 vjeçar shqiptar me banim në Mitrovicë, shtetas i RKS-së.

Disa ditë vëzhgim dhe angazhim në kërkim të informatave për të dyshuarin, mashtrues, rezultuan me arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtroj së paku në 4 (katër) raste, viktimat thuajse të gjithë të moshës së vjetër, me premtim të rregullimit të dokumenteve për të arritur një shumë më të lartë të pensionit apo ndihmave tjera.

Besohet se i dyshuari, përmes premtimeve për rregullim të dokumentacioneve sociale dhe pensionale të personave të moshuar, po ua merrte paratë dhe gjëra tjera me vlerë, përfshirë edhe stoli ari.

Pas procedurave intervistuese ndaj të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje