Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen armë dhe municion në dy fshatra të Podujevës

Prishtinë, 6 nëntor  2015 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, vazhdimisht po punon për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Pas një analize të hollësishme të situatës kriminale në rajon, duke u mbështetur në shqetësimet e fundit në lidhje me rastet e armëmbajtjes pa leje, strukturat operative rajonale bashkërisht me ato të hetuesisë kanë  identifikuar format, metodat dhe mënyrat e zhvillimit të  këtyre aktiviteteve kriminale dhe kanë marrë masat e duhura operative e hetimore për parandalimin,  zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave.  Një kontribut të veçantë në këto operacione kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.
 
Operacionet e bastisjeve janë kryer në fshatrat Penuh dhe Peran të Podujevës, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar: 

•    dy   pushkë  automatike
•    një  pushke gjysmën automatike
•    një    pistoletë   e tipit ecoll  special 
•    katër  karikatorë  si dhe
•    203   fishek 

Pas operacioneve, në stacionin policor të Podujevës janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, të cilat janë duke u trajtuar nga ana e hetuesve, sipas autorizimeve  policore gjegjësisht, rekomandimeve nga  Prokuroria përkatëse.

Ndërkohë që po ju njoftojmë se raste të tilla, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2015 deri më sot janë iniciuar gjithsejtë 260 , me ç’ rast janë konfiskuar 278 armë si dhe 3723 municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje