Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu nda mirënjohje nga Illyrian Society of Law Enforcement

Prishtinë, 5 nëntor 2015 Me 4 nëntor 2015, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, gjatë qëndrimit të tij në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdën e takimeve zyrtare me agjencione të ndryshme policore, mori pjesë edhe në një ngjarje ceremoniale të organizuar nga Illyrian Society of Law Enforcement Officers. Kjo ceremoni i dedikohej shpalljes së personaliteteve të vitit në kuadër të agjencioneve të zbatimit të ligjit në New York Police Department – NYPD, dhe me këtë rast në shenjë falënderimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Maxhuni iu nda një mirënjohje për vizionin dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional. Në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm z. Maxhuni me një fjalë rasti para të pranishmëve falënderoi Illyrian Society of Law Enforcement Officers dhe zyrtarët e lartë të NYPD për bashkëpunimin dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës në luftimin e të gjitha trendeve negative. Kjo vizitë zyrtare ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me të gjitha agjencionet policore me qëllim të parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të krimit dhe me theks të veçantë terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje